Sporti

Inter mund të ofrojë Asllanin dhe miliona euro për Lookman

07/17/2025 10:00
nga:Lorik J

Skuadra italiane, Atalanta është shumë e interesuar për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani.

Sipas CorSport, Asllani mund të përfshihet në marrëveshjen për Ademola Lookman.

Inter ka pasur kontakte me kampin e sulmuesit Lookman dhe e duan atë në ekip, andaj drejtuesi zikaltër duan ta përfshijnë mesfushorin shqiptar në marrëveshjen për sulmuesin.

Sipas informacioneve nga mediat italiane, Inter mund të ofrojë 25 milionë euro dhe Asllanin për Lookman.

/GazetaBlic Sport