Javier Zanetti rrëfeu se Inter ka ‘probleme serioze financiare’ dhe pronarët Suning mund ta kishin shitur klubin në mes të sezonit ndërsa Super League ishte një gabim.
Sipas tij problemet ende janë aktuale te Inter edhe pasiqë ata janë shpallur kampion i Italisë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Është e vërtetë që klubi mund të ishte shitur në mes të sezonit. Ne po kalonim probleme serioze financiareË”, tha Zanetti.
Ai përgëzoi punën e Contes megjithatë thotë se ka vend për përmirësim.
“Unë pashë që si klub ne ende mund të përmirësohemi. Trajneri ka bërë punë të jashtëzakonshme gjatë dy viteve, tani na mbetet neve që të përmirësojmë mekanizmin e brendshëm dhe të synojmë për më shumë”, tha ish lojtari i Inter.
“Problemet financiare vazhdojnë akoma dhe mund të duhen disa vjet për të gjetur balancin financiar. Ne kemi nevojë për njerëz që të kthehen në stadium për t’i bërë sponsorët të lumtur. Në thelb, një kthim në normalitet” ,përfundoi ai.


