Sporti

Inter mposhtet në udhëtim nga Udinese

09/18/2022 14:25
nga:E K

Inter ka pësuar humbje sot ndaj Udineses.

Skuadra vendase arriti t’a mposht Interin me rezultat 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Barellas. Skriniar ishte ai që me autogolin e tij barazoi shifrat në 1-1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe dy gola.

Fillimisht me Bijol në minutën e 84’të dhe më pas në minutën e 90+3 shënoi Arslan për epilogun final të takimit.

Inter pozicionohet në vendin e 6’të me 12 pikë, kurse me këtë fitore Udinese është aktualisht lidere me 16 pikë të grumbulluara.

/GazetaBlic Sport/