Sporti

Inter – Milan, ky është numri i tifozëve që do të jenë të pranishëm në “Giuseppe Meazza”

05/16/2023 10:45
nga:Mergim Rreci

Stadiumi “Giuseppe Meazza” do të jetë i stërmbushur në ndeshjen e sotme.

Të gjitha biletat janë shitur dhe me më shumë se 75,000 tifozë do të jenë në shkallët e stadiumit, shkruan GazetaBlic Sport.

Natyrisht, duke qenë se e ka epitetin e vendasit, Interi do të ketë rreth 65-67 mijë tifozë të tyre, duke përfshirë rreth 8,000 të tjerë që do të jenë tifozë të Milanit.

Kujtojmë që ky takim fillon në ora 21:00, kurse ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0 me 2 në të mirë të ‘Neruazzurëve’.

Duhet cekur që Interi pritet të thyejë rekordin absolut për shifrën e të ardhurave nga shitja e biletave.

/GazetaBlic Sport/