Milani ka arritur fitore të jashtëzakonshme në derin e Madonninës.
“Rossonerët” triumfuan me rezultat 1 me 2, pas një përmbysje të jashtëzakonshnme në pjesën e dytë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte Perisic ai që i dha avantazhin skuadrës së Interit në pjesën e parë, por Giroud ishte vendimtar me dy golat e tij në pjesën e dytë.
Sulmuesi francez shënoi në minutën e 75-të dhe 78-të, me tifozët e Milanit që “shpërthyen” me festën e tyre.
Janë publikuar tashmë notat e lojtarëve, atje ku Giorud ishte futbollisti me notën më të lartë, 8.6.



