Interi e ka rikthyer Marcus Thuramin me Lautaro Martinezin dhe Carlos Auguston, ndërsa AC Milani e rikthen Adrien Rabiotin pas Rafael Leaos dhe Christian Pulisic në Derby della Madonnina.
Sonte nuk është vetëm një rivalitet lokal, por edhe një përballje kokë më kokë për krye të tabelës, pasi gara për Scudetto duket më e ngushtë se kurrë këtë sezon.
Derbi i sotëm luhet me fillim nga ora 20:45.
Ja formacionet zyrtare:
Inter: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Carlos Augusto, Barella, Calhanoglu, Sucic, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez
Milan: Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Bartesaghi; Pulisic, Leao.
/GazetaBlic Sport


