Sporti

Inter – Milan, formacionet e mundshme

09/16/2023 11:20
nga:Mergim Rreci

Derbi i “Madonnina” ndez futbollin italian, e gjithë vëmendja është në Milano, aty ku sot përplasen dy ekipet kryesuese, dy ekipet më në formë, Inter-Milan.

Ky derbi tradicionalisht ka qenë i ‘zjarrtë’, me të dy skuadrat që kanë dhuruar historikisht emocione fantastike, përcjell GazetaBlic Sport.

Emocione të tilla pritet të ketë edhe sot, aq më shumë për faktin se të dy skuadrat janë kryesuese të tabelës në Serie A.

Interi i dominoi derbit sezonin e kaluar, duke fituar katër radhazi mes Serie A, Superkupës së Italisë dhe gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, të gjitha pa pësuar gol, por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sot.

Takimi fillon nga ora 18:00, kurse këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave:

Inter (3-5-2): Sommer; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram.

Milan (4-3-3): Maignan: Calabria, Kjaer, Thiaw, Hernandez; Loftus-Cheek, Krunic, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao.

/GazetaBlic Sport/