Sporti

Inter, Milan dhe Napoli zbresin sot në fushë, tre ndeshje shumë interesante në Serie A

04/07/2023 08:49
nga:Mergim Rreci

Serie A vjen sot me tre ndeshje shumë interesante.

Në fushë do të zbresin tre skuadrat e mëdha, Milan, Inter dhe Napoli, shkruan GazetaBlic Sport.

Me fillim nga ora 17:00, Interi përballet me Salernitanan në “Arechi Stadium”, atje ku “Neruazzurët” janë të detyruar për një rezultat pozitiv.

Më pas, në ora 19:00, Napoli i Spallettit përballet me Leccen, duke kërkuar të rikthehet tek fitorja, kjo pas deklasimit që pati nga Milani në javën që shkoi.

“Rossonerët” zbresin në “San Siro” me fillim nga ora 21:00, ku do të përballen me skuadrën e Empolit. Skuadra e Piolit shkëlqeu në stadiumin “Diego Armando Maradona” ndaj Napolit dhe të njëjtën gjë do ta kërkojë edhe sonte.

/GazetaBlic Sport/