Sporti

Inter-Milan bën histori pa nisur, rekord të ardhurash për një ndeshje të Serie A

11/22/2025 22:13
nga:Mergim Rreci

Derbi i Milanos nesër mund të bëjë histori edhe para fillimit të tij. Ndeshja pritet të gjenerojë të ardhurat më të larta në historinë e Serie A, duke thyer për herë të parë shifrën prej 8 milionë eurosh.

Vlerësimet sugjerojnë se do ta tejkalojë shumë rekordin e mëparshëm (7,626,430 euro) të vendosur në derbin e fundit në shtëpi të zikaltërve më 22 shtator 2024.

Por ka një detaj që e bën këtë shifër edhe më domethënëse: ky do të jetë derbi i parë që luhet me Interin dhe Milanin që zyrtarisht zotërojnë San Siron, pas blerjes së fundit të stadiumit dhe zonave përreth nga Komuna e Milanos. Ky rekord financiar vjen pikërisht në kohën kur agoi një epokë e re financiare për të dy klubet.