Sporti

Inter Miami përgatitet për ardhjen e Suarez, konfirmon largimin e Martinez

10/26/2023 11:58
nga:E K

Inter Miami e ka konfirmuar largimin e Josef Martinez, mes thashethemeve të shumta që sulmuesi, Luis Suarez do t’i bashkohet skuadrës.

Klubi njoftoi se janë ndarë nga Martinez së bashku me Victor Ulloa dhe Jak LaCava.

Sulmuesi u la jashtë skuadrës për dy ndeshjet e fundit të Miami në MLS për sezonin pasi trajneri Tata Martino kishte konfirmuar më herët se ai nuk ishte në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Kjo potencialisht mund t’i hapë rrugën Suarez-it që t’i bashkohet Miamit pasi ai tashmë ka konfirmuar largimin e tij nga Gremio në dhjetor.

Sezoni i rregullt i MLS-së fillon në shkurt.

Vendimi i Miamit për të liruar Martinezin pritet t’i shpëtoj 4.4 milionë dollarë klubi në hapësirën e pagave.

Nga ana tjetër, Suarez fiton rreth 4.5 milionë dollarë në vit në Gremio.

Ndërsa paga bazë e Suarez në Miami mund të jetë më e ulët se ajo që ai fiton në Gremio, potenciali për sponsorizime dhe mbështetje në Miami është dukshëm më i madh.