Sporti

Inter merr goditjen – Barella mungon në dy ndeshjet ndaj Liverpool

01/28/2022 16:15
nga:E K

Inter ka marrë një lajm të hidhur lidhur me Barella.

Mesfushori i Inter, Nico Barella do të mungojë në një situatë kritike te skuadra e Inter.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Barella mund t’i mungojë Interit në të dyja ndeshjet përballë Liverpoolit.

Inter dhe Liverpool takohen në një përballje të vlefshme për 1/16-ën e finales në Champions League.

Paraprakisht, Barella u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Real Madrid, për një ndërhyrje ndaj Militao.

Vendimi është marrë që Barella të ndëshkohet me dy ndeshje mungesë.