Sporti

Inter merr fitore të madhe, mposht Barcelonën – shkëlqen Calhanoglu

10/04/2022 23:02
nga:L J

Skuadra e Interit ka mposhtur Barcelonën në “Guiseppe Meazza” me rezultatin minimal 1:0.

Inter ka mposhtur Barcelonën dhe ka marrë tre pikë të mëdha në Champions League, për të vazhduar shpresën për kalimin tutje, përcjell GazetaBlic Sport.

Zikaltërit kanë fituar me rezultatin minimal 1:0, falë golit të Hakan Calhanoglut.

Hakan realizoi gol në minutën e 47’të për të vulosur këtë duel.

Inter tani ka gjashtë pikë në vendin e dytë – kurse Barcelona ka tre pikë në vendin e tretë.

Javën e ardhshme këto dy skuadra përballen në “Camp Nou”.

/GazetaBlic Sport