Skuadra e Interit ka mposhtur Lazion në “Guisseppe Meazza”.
Inter ka fituar ndaj Lazios me rezultatin 2:1, për të arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull, shkruan GazetaBlic Sport.
Bastoni realizoi golin e parë në këtë ndeshje me një perlë nga distanca, kurse pak minuta më pas ishte Immobile ai i cili barazoi shifrat.
Për fitoren e Interit u përkujdes, Milan Skriniar, i cili realizoi në pjesën e dytë me kokë.
Me këtë fitore, Inter shkon në kuotën 49 pikëve në vendin e parë (një ndeshje më pak), kurse Lazio ndodhet në vendin e tetë me 32 pikë.
/GazetaBlic Sport


