Sporti

Inter – Liverpool, ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen

02/16/2022 20:02
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me dy ndeshje shumë interesante.

Në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00 Interi e pret gjigantin anglez Liverpoolin për ta zhvilluar sfidën e parë ndërmjet tyre të fazës së eliminimit direkt, përcjell GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante mes dy skaudrave.

Interi ka fituar dy ndeshjet e mëparshme në shtëpi në Champions League, kurse Liverpooli ka fituar dy ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër kundërshtarëve italianë në Champions League.

Ky takim do të transmetohet edhe në televizonini kosovar, ArtSport1.

/GazetaBlic Sport/