Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen sonte me disa super ndeshje.
Kryesfida zhvillohet në Itali, atje ku Interi e pret Liverpool-in, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një përballje shumë interesante, me skuadrën angleze që po përballet me disa probleme të mëdha, si në aspektin e rezultateve, ashtu edhe me lojtarët.
Klubi nuk e ka përfshirë lojtarin Mohamed Salah në mesin e futbollistëve për këtë takim, kjo për shkak të deklaratave të tij.
Ja formacionet e mundshme:
Inter: Sommer; Acerbi, Bisseck, Bastoni; Augusto, Zielinski, Barella, Calhanoglu, Dimarco; Thuram, Martinez
Liverpool: Alisson; Bradley, Gomez, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Jones; Szoboszlai, Wirtz, Ekitike; Isak
/GazetaBlic Sport/

