Sot nis xhiroja e katërt e ligës italiane, Serie A.
Inter do ta presë në shtëpi skuadrën e Bolognas me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Kampioni në fuqi i Italisë do të kërkojë t’u rikthehet fitoreve pas barazimit të fundit me Sampdorian 2-2.
Nerazzurët gjendet në vendin e 4’të në tabelë me 7 pikë pas 2 fitoreve dhe një barazimi.
Para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet e mundshme.
Ja 11’shet që mund të startojnë ndeshjen:
Inter: Handanovic, Skriniar, De Virj, Bastoni, Dimarco, Çalhanoglu, Barella, Brozovic, Dumfries, Martinez, Correa.
Bologna: Skorupski, Bonifazi, Medel, De Silvestri, Hickey, Svanberg, Dominguez, Soriano, Sansone, Orsolini, Arnautovic.
/GazetaBlic Sport/


