Sporti

Inter kërkon transferimin e sulmuesit të Man United në merkaton e janarit

12/25/2023 22:35
nga:Lorik J

Interi po shqyrton një ofertë për Manchester United për sulmuesin Anthony Martial, sipas mediave italiane.

Francezi është në vitin e fundit të kontratës së tij në Old Trafford, me Djajtë e Kuq që nuk pritet t’i ofrojnë 28-vjeçarit një zgjatje. Pikërisht për këtë Interi është gati t’i ofrojë Manchester United një shumë prej rreth 5 milionë euro për të tërhequr Martialin që në janar.

Gjithsesi objektivi i transferimit të Interit mbetet sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi, të cilit po ashtu i skadon kontrata.

Manchester United është gati të shesë Anthony Martial nëse arrijnë të tërheqin një tjetër sulmues në radhët e tyre në janar. Sulmuesi francez ka dy gola në 19 paraqitje në të gjitha garat për Djajtë e Kuq këtë sezon.

/GazetaBlic Sport