Sporti

Inter kërkon 70 milion euro për Skriniar, PSG-së i duket absurde

07/24/2022 23:03
nga:L J

Milan Skriniar po vazhdon të jetë temë e nxehtë e merkatos.

Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të superpaguajë për qendërmbrojtësin sllovak, ndërsa vetë Interi nuk dëshiron të zbresë në çmim, përcjell GazetaBlic Sport.

Pra, ndjenja është se marrëveshja po bëhet më e vështirë dhe e ndërlikuar ditë pas dite.

Sipas mediave italiane, Interi po synon rinovimin me të.

/GazetaBlic Sport