Skuadra e Interit ka barazuar me Juventusin në 90 minutat e parë të Superkupës së Italisë.
90 minutat e parë të Superkupës së Italisë përfunduan me barazim, andaj ndeshja duhet të shkojë në vazhdime për t’u përcaktuar fituesi, përcjell GazetaBlic Sport.
Juventusi kaloi në avantazh ndaj Interit në minutën e 25’të, kur McKennie realizoi gol.
Ndërsa, Interi reagoi me anë të Martinezit, i cili 10 minuta më vonë barazoi nga penalltia.
Deri në fund nuk kishte ndryshime, andaj ndeshja duhet të luhet edhe për 30 minuta tjera – për të gjetur fituesin.
/GazetaBlic Sport


