Sporti

Inter – Juventus, kjo është data se kur do të zhvillohet finalja e Kupës së Italisë

04/21/2022 08:33
nga:Mergim Rreci

Juventusi ka siguruar biletën për finalen e madhe në Kupën e Italisë.

“Zonja e Vjetër” e mposhti Fiorentinën edhe në ndeshjen kthyese në “Allianz Stadium”, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati i ndeshjes së mbrëmshme ishte 2 me 0, kurse rezultati i përgjithshëm  nga të dyja ndeshjet ishte 3 me 0.

Kështu, Juventus siguroi biletën e finales, një finale në të cilën përballë do të gjejë rivalët e përjetshëm të Interit, sfidë që do të luhet më datë 11 maj në stadiumin Olimpic të Romës.

/GazetaBlic Sport/