Sporti

Inter – Juventus, formacionet zyrtare të super derbit në Serie A

02/14/2026 19:57
nga:Mergim Rreci

Një super ndeshje zhvillohet sonte në Serie A.

Interi dhe Juventusi përballen në derbin e madh të Italisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Historikisht, përballjet mes Interit dhe Juventusit kanë prodhuar dramë, polemika, gola spektakolarë dhe emocione deri në sekondën e fundit, duke shkuar përtej 3 pikëve.

Ky takim luhet me fillim nga ora 20:45, kurse këto janë formacionet zyrtare:

Inter: Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Zielinski, Sucic, Dimarco; Lautaro Martinez, M Thuram

Juventus: Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly, Cambiaso; McKennie, Locatelli, Miretti; Conceicao, David, Yildiz

/GazetaBlic Sport/