Sporti

Inter – Juventus, bilanci i dy skuadrave në Kupën e Italisë

04/26/2023 20:40
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Interit sonte takohet me Juventusin.

Derbi i madh italian mes Interit dhe Juventusit luhet në “Guisseppe Meazza” luhet sonte nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë mes ekipeve në Torino përfundoi me rezultatin 1-1 dhe sonte pritet të jetë poashtu një ndeshje shumë e rivalizuar.

Ja formacionet zyrtare:

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko

Juventus: Perin; Bremer, Bonucci, Alex Sandro; De Sciglio, Rabiot, Locatelli, Miretti, Kostic; Di Maria; Chiesa

Interi ka fituar 15 ndeshje direkte ndaj Juventusit në Kupën e Italisë, Juventusi ka fituar 26 ndeshje, kurse 21 ndeshje përfunduan në barazim. 

/GazetaBlic Sport/