Sporti

Inter-Juventus, 57 mijë tifozë priten të jenë në tribuna të dielën

10/21/2021 16:43
nga:Lorik J

Në Milano, dhe më gjerë, pritjet po rriten për ndeshjen e madhe të dielës në mbrëmje mes Interit dhe Juventusit.

Aq sa, në përputhje me kufijtë e kapacitetit 75%, pritet një San Siro i mbushur, përcjell GazetaBlic Sport.

Mediumi italian, Il Giorno raporton se tifozët e Interit kanë shprehur interesim të madh për këtë ballafaqim.

Sipas mediumit, rreth 57 mijë spektatorë priten në tribuna për Derby d’Italia.

Inter aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 17 pikë – kurse Juventusi pozicionohet në vendin e shtatë me 14 pikë.

/GazetaBlic Sport