Sporti

Inter heqë dorë nga Sanchez, e ofron te skuadra angleze

01/08/2022 14:14
nga:E K

Inter duket se nuk llogaritë më në shërbimet e Alexis Sanchez.

Kiliani 33 vjeç nuk ka hapsira të mjaftueshme nën urdhërat e Inzaghit dhe largimi i tij nga Inter pritet të ndodhë së shpejti, shkruan GazetaBlic Sport.

Raportimet nga Italia shkruajnë se Inter i ka ofruar mundësinë Evertonit që të nënshkruajë me sulmuesin kilian.

Kujtojmë se sulmuesi i Interit ka luajtur më parë në Premierligë, ku ka shkëlqyer në fanellën e Arsenalit, dhe më pas u transferua në Manchester United në vitin 2018.

/GazetaBlic Sport/