Sporti

Inter gjen zëvendësuesin e Hakimit

07/18/2021 18:52
nga:E K

Inter preferon Dumfriesin si zëvendësues të Hakimit.

Klubi italian Inter ka shprehur interesim për mbrojtësin e PSV Eindhoven Denzel Dumfries.

Sipas ‘Calcio Mercato’, drejtuesit e Interi janë shumë të interesuar për transferimin e Dumfries gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Raportohet se ‘Nerazzurët’ e shohin mbrojtësin si zëvendësues ideal të Achraf Hakimit që u largua në drejtim të PSG-së për 70 milionë euro.

Kampionët e Italisë po kërkojnë 25-vjeçarin në formë huazimi, pasi për shkak të gjendjes jo të mirë financiare nuk janë në gjendje të shpenzojnë para për ta blerë.

Në anën PSV thuhet se do të lejojë largimin e futbollistit të tyre vetëm si shitje përfundimtare për një shumë rreth 20 milionë euro, që për momentin duket një shifër e papërballueshme për gjigantin italian.

Klubi nga Milano ka edhe opsione tjera për krahun e djathtë si Nahitan Nandez, Emerson Palmieri po duket se i preferuari është Dumfries.