Sporti

Inter fiton ndaj Viktoria Plzen dhe kalon tutje, Barça do të luajë në Europa League

10/26/2022 20:35
nga:Lorik J

Skuadra e Interit ka mposhtur Viktoria Plzen me rezultatin e thellë 4-0.

Inter fitoi ndaj Plzen dhe ka arritur kalimin tutje në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Mkhiataryan dhe Dzeko shënuan në pjesën e parë, që Interi të shkonte në pushim me avantazhin 2:0.

Në pjesën e dytë sërish Dzeko dhe i rikthyeri Lukaku shënuan për fitoren e thellë 4-0.

Inter tani ka kaluar tutje, teksa kjo nënkupton edhe me eliminimin e Barcelonës nga Championsi.

/GazetaBlic Sport