Sporti

Inter fiton bindshëm ndaj Salernitana, rimerr kreun e tabelës

03/04/2022 22:37
nga:E K

Inter ka shënuar fitore bindëse ndaj Salernitana.

Skuadra e Inzaghit ka fituar në shtëpi me rezultat 5-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Martinez dhe Dzeko shkëlqyen në këtë takim. Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez realizoi hetrik (22′, 40′, 56′), kurse Dzeko shënoi dy herë në minutat 64 dhe 69’të të takimit.

Inter shkon në kuotën e 58 pikëve, një më shumë se përcjellësit, Napoli dhe Milan.

/GazetaBlic Sport/