Sporti

“Inter është familje”, Calhanoglu: Ka skuadra të fortë, por ne jemi të parët!

07/31/2023 20:58
nga:E K

Hakan Calhanoglu përgatitet të nisë sezonin e tretë me fanellën e Inter teksa fantazisti turk shprehet se në klubin zikaltër atmosfera është shumë pozitive dhe se lojtarët ndjehen si në familje. Mesfushori shton se edhe këtë sezon, Interi do të kërkojë maksimumin në kampionat për të rikthyer titullin kampion në shtëpi.

“Këtë sezon duam ta nisim në mënyrën më të mirë të mundshme, jemi maksimalisht të përqendruar te kampionati dhe tek titulli. Ka disa skuadra të forta në Itali, por jemi të përgatitur për të qenë në krye të klasifikimit. Në këtë skuadër ka shumë lojtarë me kultura të ndryshme, por ne jemi të bashkuar.

Ndjehemi si një familje e madhe, janë të gjithë djem shumë të mirë. Këtu te Inter kur vjen një lojtar i ri, bashkohemi të gjithë dhe përpiqemi ta ndihmojmë me gjithçka. Si brenda fushe, ashtu edhe jashtë saj”, u shpreh Calhanoglu.