Sporti

Inter Escaldes – Drita, gjithçka vendoset nga penalltitë

08/27/2026 21:28
nga:Mergim Rreci

Inter Escaldes dhe Drita nuk kanë arritur ta gjejnë golin as në vazhdime, ndaj fituesi i kësaj përballjeje do të përcaktohet nga pika e bardhë.

Pas 120 minutave lojë, të dyja skuadrat mbeten të barabarta dhe tani penalltitë do të vendosin se kush do të sigurojë kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Drita ka përpara një moment vendimtar, në një seri penalltish ku çdo goditje mund të jetë përcaktuese.

/GazetaBlic Sport/