Sporti

Inter e nis mbarë sezonin e ri, fiton bindshëm ndaj Genoas

08/21/2021 20:25
nga:E K

Inter ka fituar ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A.

Kampioni në fuqi i Italisë e mposhti Genoan me rezultat bindës 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave e hapi, Skriniar i cili realizoi gol në minutën e 6’të të takimit.

Golin e dytë për Inter e shënoi turku, Cahanoglu pas asistimit të Edin Dzekos në minutën e 14’të të takimit.

Për të trefishuar epërsinë u përkujdes, Arturo Vidal i cili realizoi pas asistimit të Barellas në minutën e 74’të të takimit.

Krejt në fund më saktësisht në minutën e 88’të shënoi edhe sulmuesi, Edin Dzeko për epilogun final të takimit 4-0.

/GazetaBlic Sport/