Sporti

Inter dhe Skriniar shumë pranë marrëveshjes për rinovimin e kontratës

11/11/2022 11:30
nga:E K

Marrëveshja mes Interit dhe Milan Skriniar për rinovimin e kontratës që skadon në qershor, po afrohet.

Zikaltërit ofrojnë 6 milionë euro dhe tani palët po punojnë për bonuse. Sa i përket lojtarit, oferta e PSG-së prej 9 milionë eurosh nuk është konsideruar ende.

Inter nuk dëshiron ta humbasë Skriniar, ku gjithashtu ai gjithë këto kohë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit që nga periudha që Handanovic ka ndenjur në stol.

Shiriti i kapitenit tregon se Interi e konsideron si lojtarin më të rëndësishëm të projektit të tyre.