Interi dhe Milani kanë bërë një hap të ri drejt ndërtimit të një stadiumi të ri për të dy klubet, por CEO i ‘Korporatës së Interit’, Alessandro Antonello pranon se stadiumi nuk do të jetë gati përpara vitit 2027.
Mëngjesin e sotëm, përfaqësuesit e Interit dhe Milanit zhvilluan një takim të ri me kryebashkiakun e Milanos, Beppe Sala, duke marrë siguri në lidhje me kohën e projektit, shkruan GazetaBlic Sport.
Në takim morën pjesë CEO i ‘Korporatës së Interit‘, Alessandro Antonello dhe presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, por vetëm drejtori i Nerazzurrëve foli për mediat.
“Ne ende nuk kemi diskutuar çështje teknike. Ne jemi të gatshëm të rishikojmë të gjithë projektin nga këndvështrimi i qëndrueshmërisë mjedisore për sa kohë që ka një siguri për kohën. Tashmë, horizonti është 2027. Afati i fundit është bërë kështu”, tha ai për ‘Calciomercato.com‘.
/GazetaBlic Sport/


