Sporti

Inter dëshiron rinovimin e kontratës me Calhanoglu, do firmoset pas ndeshjes me Porton

02/02/2023 09:20
nga:Lorik J

Pas historisë së Milan Skriniar, Interi dëshiron të shmangë situata të tjera të pakëndshme.

Kjo është arsyeja pse, duke pasur parasysh ndikimin në ekip dhe lidhjen me tifozët, synimi është që Hakan Calhanoglu të rinovojë, përcell GazeaBlic Sport.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ish lojtari i Milanin dëshiron të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2024. Nerazzurrët e kanë thirrur zyrtarisht lojtarin turk: do të takohen pas ndeshjes kundër Portos, kur Interi do të ofrojë një zgjatje dy vjeçare në pjatë me një pagë më të madhe, krahasuar me 5 milionë neto të marra tani.

/GazetaBlic Sport