Sporti

Inter – Barcelona, këto janë disa nga statistikat më interesante para ndeshjes

10/04/2022 10:30
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampioneve rikthehen përsëri sot.

Ndeshje jashtëzakonisht interesante janë në program, me gjërat që mund të fillojnë edhe të detajohen në grupe, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ora 21:00, Interi dhe Barcelona pritet të zhvillojnë një super përballje. Të dy skuadrat e kanë një humbje dhe nga një fitore në dy ndeshjet e para.

Interi është në seri të dobët të rezultateve, kurse Barcelona në momentin më të mirë, me katalunasit që në fundjavën që shkoi morën vendin e parë në La Liga.

  • Interi ka fituar vetëm një herë në pesë ndeshjet e UEFA-s në shtëpi kundër Barcelonës (3 B1), dhe vetëm dy nga 14 ndeshjet evropiane kundër katalanasve.
  • Barcelona ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit si mysafir në UEFA Champions League gjatë fazës së grupeve (F1).
  • Interi ka humbur katër nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke përfshirë ndeshjet e fundit kundër Romës (2-1) dhe Udineses (3-1)
  • Interi pranoi dy ose më shumë gola në katër nga shtatë ndeshjet e fundit, duke treguar dobësitë e tyre në mbrojtje këtë sezon.
  • Humbja ndaj Bayernit mbetet e vetmja ‘njollë’ në CV-në e Barcelonës këtë sezon, pasi ata kanë fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit dhe kanë humbur vetëm një herë në nëntë ndeshje këtë sezon.

/GazetaBlic Sport/