Lajme

Intensifikimi i bashkëpunimit, temë diskutimi mes Osmanit dhe ambasadorit turk

11/30/2023 20:27
nga:Genita C

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Bëhet e ditur se gjatë takimit, dyshja diskutuan për raportet mes të dyja vendeve, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në fushën e sigurisë.

“Në këtë drejtim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për thellim të raporteve të shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimit me Turqinë”, thuhet në njoftim.