Geek

Inteligjenca Artificiale lejon që dronët të fluturojnë me shpejtësi të madhe në mjedise të panjohura

10/12/2021 12:56
nga:G C

Studiuesit në Universitetin e Cyrihut zhvilluan një teknikë të re të Inteligjencës Artificiale që lejon dronët të fluturojnë në mënyrë autonome me shpejtësi të madhe nëpër mjedise të komplikuara dhe të panjohura.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dronët ishin në gjendje të realizonin fluturimet e tyre me shpejtësi të lartë duke përdorur vetëm sensorët dhe llogaritjen në bord.

Studiuesit besojnë se qasja e tyre mund të lejojë që dronët të jenë më të dobishëm gjatë një emergjence ose në vendet e ndërtimit.

Akti i lëvizjes në një mjedis të panjohur dhe të ndërlikuar për dronët zakonisht kërkon që atyre t’u jepet një hartë paraprakisht.

Dhe një studim i ri tregoi se studiuesit mund të trajnonin një dron autonom për të fluturuar nëpër një mjedis kompleks si pyje, ndërtesa, dhoma dhe trena – që nuk janë parë më herët.