Lajme

Inteligjenca Artificiale kineze trondit bursat botërore

01/28/2025 13:13
nga:Y I

Vënia në punë e një varianti të ri aplikacioni të kompanisë kineze të Inteligjencës Artificiale, Deep Seek, ka shkaktuar tërmet në tregjet financiare botërore të teknologjisë.

Spikat dëmi kolosal që iu shkaktua kompanisë Nvidia që humbi një shifër rekord prej 593 miliardë dollarësh brenda 24 orëve, ose 17% të vlerës së saj.

Arsyeja është se vënia në punë e modelit R1 më herët gjatë këtij muaji tërhoqi vëmendjen e investitorëve dhe përdoruesve nga e gjithë bota. Ky model i ngjashëm me shërbimin CHAT-GPT shfrytëzon servera me procesorë me kosto shumë herë më të ulëta sesa konkurrentët amerikanë që përdorin ato të modelit Nvidia.

Ky avantazh ka bërë që Deep Think të ofrojë falas të gjitha shërbimet, një pjesë e të cilave shërbime amerikane si CHAT-GPT ofrohen kundrejt pagesave. Ndonëse cilësia është më e ulët, në shumicën e rasteve përdoruesit marrin atë që kërkojnë, thonë ekspertët. Tronditja e bursave shqetësoi edhe presidentin amerikan Donald Trump.

“Vënia në përdorim e Deep Seek nga një kompani kineze duhet të jetë një thirrje zgjimi për industrinë tonë, pasi duhet të jemi precizë për t’i konkurruar”.

Trump megjithatë, shprehu bindjen se industria amerikane ka të gjitha kapacitetet për ta përballuar konkurrencën nga Kina.

/Tv Klan/