Lajme

Inteligjenca Artificiale dhe 5 mënyrat si po ndihmon sistemet shëndetësore

12/28/2025 16:01
nga:Y I

Inteligjenca Artificiale po zë gjithmonë e më shumë vend në funksion të përmirësimit të sistemeve shëndetësore dhe punës së mjekëve.

Euronews Health ka listuar 5 mënyrat se si AI ka ndryshuar shëndetin e njerëzve në Evropë këtë vit.

Së pari, AI po përdoret për parashikimin e rreziqeve shëndetësore. Shkencëtarët në disa vende evropiane kanë zhvilluar sisteme që parashikojnë sëmundje si kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës shumë vite përpara diagnostikimit.

Së dyti, AI po përshpejton diagnostikimin e sëmundjeve. Në Mbretërinë e Bashkuar, mjetet me inteligjencë artificiale po përdoren për të zbuluar më shpejt sëmundjet e zemrës dhe kancerin e prostatës, duke u kursyer pacientëve javë të tëra pritjeje.

Së treti, AI ndihmon në monitorimin e pacientëve pas operacioneve. Në Gjermani, studiuesit po e përdorin për të ndjekur shërimin e pacientëve që kanë vendosur stendë në enët e gjakut të zemrës.

Së katërti, AI po përdoret në luftën kundër rezistencës ndaj antibiotikëve. Shkencëtarët në vende të ndryshme evropiane po përdorin AI për të zbuluar trajtime të reja kundër baktereve rezistente ndaj ilaçeve.

Dhe së fundi, AI po lehtëson punën administrative të mjekëve. Në Irlandë, Microsoft ka prezantuar një asistent klinik me AI, ndërsa në Spanjë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Finlandë, po përdoren mjete që ndihmojnë mjekët me shënime dhe dokumente.

Por duhet theksuar edhe pse Inteligjenca Artificiale është shumë e dobishme, ajo nuk mund të zëvendësojë mjekët, por vetëm t’i ndihmojë ata.