Lajme

Intelegjenca britanike: Forcat ukrainase të përgatiten, një operacion rus i rrezikshëm mund të ndodhë

04/03/2022 09:01
nga:Donika Fetahu

Inteligjenca ushtarake britanike tha se ka parë një përqendrim të aktiviteteve ajrore ruse në juglindje të Ukrainës, gjë që sugjeron se është pjesë e rifokusimit strategjik të Moskës në rajon.

Përderisa forcat ruse ende mund të jenë në gjendje për një zbarkim tokësor në Ukrainë, Mbretëria e Bashkuar tha se beson se ky do të ishte një operacion i rrezikshëm.

Kjo pasi, sipas inteligjencës ushtarake britanike, forcat ukrainase tani kanë mundësi që të përgatiten për një gjë të tillë.