Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në kampin “Bondsteel”, kadetët e QSU-së së Akademisë së Mbrojtjes, janë duke u stërvitur nga instruktorë amerikanë për evakuim mjekësor me helikopter.
Tutje, Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kuadrot e saj të reja, janë duke u edukuar dhe stërvitur sipas praktikave më të avancuara të ushtrisë amerikane.
“Në kampin “Bondsteel”, kadetët e QSU-së së Akademisë sonë të Mbrojtjes, stërviten nga instruktorë amerikan për evakuim mjekësor me helikopter (AeroMedeVac). Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kuadrot e saj të reja të oficerëve edukohen dhe stërviten sipas praktikave më të avancuara të ushtrisë amerikane.
Mirënjohje e përjetshme për ushtarakët e SHBA-së që ofrojnë eksperiencën e tyre në zhvillimin e shkathtësive profesionale të kuadrove tona”, ka shkruar Mehaj.