Lajme

Instituti Albanologjik nesër mban mbledhje komemorative për Rexhep Qosjen

04/23/2026 14:36
nga:Sh R

Instituti Albanologjik ka njoftuar se nesër në orën 12:00 do të mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së akademik Rexhep Qosja.

Rexhep Qosja ka vdekur sot në moshën 89 vjeçare.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët të cilët edhe kanë njoftuar se ceremonia e varrimit është zhvilluar në një organizim privat familjar.