Lajme

Institucionet e drejtësisë intensifikojnë luftën kundër fajdesë në Kosovë

08/14/2025 14:27
nga:N K

U.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, zhvilluan një takim me kryeprokurorët dhe drejtorët e hetimeve për të koordinuar veprimet kundër veprës penale të fajdesë.

Gjatë takimit u theksua se fajdeja paraqet një rrezik serioz për sundimin e ligjit dhe mirëqenien e qytetarëve. Palët u zotuan për hetim dhe ndjekje të vendosur të grupeve kriminale, si dhe për ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të jashtëligjshme.