Lajme

“Institucion i ri i pavarur” – Krejt çka kishte paralajmëruar GazetaBlic, para dy vitesh, për ligjin anti-kushtetues të Kurtit

06/26/2024 19:19
nga:G C

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar tërësisht Ligjin Për Byronë e Konfiskimi të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky ka qenë njëri ndër ligjet krysore të proklamuara nga Lëvizja Vetëvendosje, por se ky ligj është anti-kushtetues, GazetaBlic kishte paralajmëruar vite më parë.

Në paralajmërimin që kishte bërë GazetaBlic, thuhej qartë se me këtë ligj të Qeverisë do të formohej një institucion i ri i pavarur, me të gjitha tiparet e një institucioni që do të hetojë dhe akuzojë.

“Ligji për konfiskimin e pasurisë” – Qeveria synon të krijojë një institucion të ri të pavarur, pa mbështetje në Kushtetutë

Megjithëkëtë, sipas Kushtetutës së Kosovës një kompetencë të tillë, për të themeluar institucione të reja të pavarura, nuk i takon Kuvendit të Kosovë.

 

Ekskluzive: Ligji për konfiskimin e pasurisë- nuk do të vlejë prezumimi i pafajësisë dhe barra e provës do të bie mbi palët e jo mbi Byron

Çfarë ndodhi sot?

Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky ligj i është nënshtruar dy herë vlerësimeve në Komisionin e Venecias.

Lëndën në Gjykatë e kishte çuar Partia Demokratike e Kosovës. Pas vendimit, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, akuzoi gjyqtarët e Kushtetueses, duke shtuar se “byroja do të bëhet dhe se “pasuria publike e shpërdoruar e përvetësuar do të konfiskohet”.

E juristi Ehat Miftaraj konkludoi se Qeveria s’po di të shkruaj ligje.

Haxhiu: Vullneti i qytetarëve po tentohet të përmbyset nga një grusht njerëzish që i kanë borxhe nomenklaturës së vjetër

Miftaraj: LVV po i harton me qëllim ligjet keq, po tuten për vete mos po iu konfiskohet pasuria