Turizem

INSTAT: Rritet numri i turistëve të huaj në Shqipëri

11 ditë më parë
nga:G B

Shqipëria po vazhdon të tërheqë vizitorë të huaj, duke regjistruar mbi 1 milion hyrje gjatë dy muajve të parë të vitit 2025.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i shtetasve të huaj që vizituan vendin në shkurt arriti në mbi 516 mijë, duke shënuar një rritje prej 7,4% krahasuar me vitin 2024.

Sipas statistikave, 96% e hyrjeve vijnë nga Europa, me pjesën më të madhe nga Evropa Jugore (83%), ndërsa 97% e vizitorëve kanë ardhur për turizëm ose vizita te të afërmit. Hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale gjithashtu kanë shënuar një rritje prej 29,6%.