Lajme

Inspektoriati Sanitar i Kosovës ia vë dryrin lokalit ku aksionar është edhe Uran Ismaili

09/03/2021 10:07
nga:M K

Inspektoriati Sanitar i Kosovës mbrëmë ka zhvilluar aksione për mosrespektim të ligjit për duhanin në disa pjesë të kryeqytetit, ku edhe ka gjobitur e mbyllur disa lokale.

Një nga këto lokalet është edhe ai ku aksionar me 33% të aksioneve të përgjithshme është edhe Uran Ismaili, “Bon Vivant”, përcjell GazetaBlic.

“Lëshon frerët” Inspektoriati Sanitar i Kosovës, gjobitë e mbyllë përkohësisht disa lokale të njohura të kryeqytetit

GazetaBlic ka siguruar edhe pamje nga dera kryesore e lokalit të njohur e mjaft të frekuentuar të Prishtinës.

Kujtojmë se ditët e fundit është rritur ndjeshëm aktiviteti i inspektorëve, që për shkak të masave të reja, kanë filluar ta shtrojnë angazhimin e tyre më shumë se zakonisht.

/GazetaBlic/