Lajme

Inspektori i AKI-së raporton në Komision me dyer të mbyllura

06/21/2023 10:34
nga:Genita C

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, raporton EO.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimin, përderisa Shala ka raportuar me dyer të mbyllura.

Javën e kaluar ka dështuar mbledhja e Komisionit në mungesë të kuorumit.