Lajme

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte, konstatohen shkelje të rënda të dispozitave ligjore!

07/21/2026 18:45
nga:Y I

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në 16 vendpunishte në Pejë, Prishtinë, Ferizaj, Lipjan dhe Fushë Kosovë, pas inspektimeve të realizuara në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit të punës dhe sigurisë e shëndetit në punë.

Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve janë konstatuar shkelje të rënda ligjore që paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

“Gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 16 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.Këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e sigurisë së punëtorëve. Rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë përmbushur të gjitha kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë” thuhet në njoftim raporton “Gazeta Blic”.

Njoftimi i plotë: