Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar sot donacion një automjet (furgon) nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), raporton GazetaBlic.
Sipas njoftimit të IPK-së, ceremonia e dorëzimit u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali, ku Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z. Kushtrim Hodaj pranoi çelësat e automjetit nga z. Giovanni Galzignato – Shefi i Shtyllës së Monitorimit të Misionit EULEX.
“Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, Kryeshefi Hodaj dhe Shefi i Shtyllës së Monitorimit z. Galzignato, zhvilluan një bashkëbisedim të frytshëm duke theksuar bashkëpunimin e rëndësishëm në mes IPK-së dhe EULEX-it”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Inspektorati Policor i Kosovës shpreh mirënjohjen për këtë donacion dhe falënderon Misionin e EULEX-it për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në përmbushjen e mandatit ligjor për një polici më të përgjegjshme dhe efikase.
Postimi i plotë: