Lajme

Inspektorati i Tregut në aksion, shqipton gjoba ndaj furrave të bukës

03/31/2022 14:53
nga:Genita C

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka bërë me dije se është duke vazhduar inspektimi në fushën e bukës, raporton GazetaBlic.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, MINT zbulon se inspektorët e tregut kanë hasur në parregullsi sa i përket mospërputhjes së peshës së bukës, prandaj janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi.

Gjatë këtyre inspektimeve janë shqiptuar katër gjoba nga Inspektorati i Tregut.