Lajme

Inspektorati i Punës gjobitë RTK’në me 4000 euro brenda tre jave

07/05/2024 18:58
nga:Sh R

Sindikata e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ka njoftuar lidhur me shkeljet që po ndodhin në këtë televizion.

Sipas njoftimit Inspektorati i Punës ka dënuar me nga 2000 euro gjobë brenda tri jave RTK.

Vendimi për ndëshkim lidhet me suspendimin e Jeton Bajgorës nga pozita e tij në mënyrë të paligjshme, gjë për të cilën Inspektorati e fajëson drejtorin gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj, duke e gjobitur kështu RTK’në me gjithësej 4000 euro.

“…Në muajin qershor RTK është gjobitur në vlerën prej 2 mijë euro nga IP për suspendimin e paligjshëm të kolegut, Jeton Bajgora nga puna. Përgjegjës për këtë veprim Inspektorati e ka bërë drejtorin gjeneral të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj. Edhe në vendimin e sotëm të IP-së përgjegjës për anulim të paligjshëm të konkursit, fitues i të cilit kishte dalur i punësuari Jeton Bajgora, Inspektorati e bën drejtorin gjeneral të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj. Në vendimin 01 Nr 25-120/2024 të Inspektoratit të Punës thuhet se drejtori i përgjithshëm në marrjen e vendimit të datës 18.04.2024 me të cilin e anulon konkursin për vendin e punës “Udhëheqës i TV Produksionit’’ ka vepruar në kundërshtim me nenin 6 paragrafin 5 pika 5.1 dhe 5.2 të udhëzimit administrative 07/2017 për proceduarat e konkursit në sektorin Publik. Sindikata e Pavarur e RTK-së kishte alarmuar me kohë për dy proceset e paligjshme, të montuara kundër kolegut Jeton Bajgora, të cilat i konfirmoi edhe Inspektorati i Punës, duke shqiptuar gjobë në vlerë prej 4 mijë euro.”- thuhet në njoftim.